Barcelona me ofertë për lojtarin e Romës

 

Barcelonës nga janari i hiqet dënimi për transferimin e futbollistëve, dhe klubi katalan ka nisur punën për transferimin e disa futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Barcelona është duke bërë gati një ofertë në drejtim të Romës për anësorin Alesandro Florenzi.

Kartoni i Florenzit llogaritet nga Roma 30 milion euro, shifër kjo që nuk pritet të paraqet probleme për Barcelonën.

/Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT