Barcelona “kalon” edhe Valencian (video)

 

Barcelona ka shënuar fitore në derbin e kësaj jave në La Liga. Barca ka mposhtur Valencian, e cilësuar një pengesë e madhe në rrugën e blaugranëve drejt titullit kampion në Spanjë.
Barcelona shënoi gol që në minutën e parë me një kundërsulm të shpejtë të nisur nga Buskets, që pasoi te Messi, e ky i fundit shmangi një mbrojtës të Valencia dhe më pas asistoi te Suarez që me një goditje tokazi gjeti rrjetën më prekjen e parë.
Valencia pati mundësi të barazoi 1-1, sikurse të ishte i sakt nga pika e bardhë Parejo, goditjen e të cilit e ndali C. Bravo.
Golin e dytë Barca e shënoi në minutën e fundit me Messi që në një kundërsul të shpejt, ballë për ballë me portierin mysafirë doli fitues për të shënuar për 2-0.
Pas javës së 32 në La Liga kryeson Barcelona me 78 pikë, pesë më shumë se Reali që pas dy ore luan me Malagan.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT