Barcelona ka një lajm të keq për Realin, ja pse duhet t’ia ket frikën Reali

Barcelona është në top-formë. Skuadra e Luis Enriques ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në të gjitha garat e ky është lajm i keq për Real Madridin para El Clasicos të dielën.
 Barcelona e mposhti Manchester Cityn me rezultat të ngushtë, por mënyra se si Lionel Messi inspiroi terrorizimin e mbrojtjes së kampionit të Premierligës është alarm për Real Madridin para El Clasicos të dielën.

Gjiganti katalan është në seri prej 17 fitoreve në 18 ndeshjet e fundit gjatë së cilave janë kualifikuar për në finalen e Copa del Rey dhe kanë krijuar një pikë epërsi ndaj Real Madridit në krye të La Ligës.

Luis Enrique dhe Messi kishin një përplasje publike në fund të dhjetorit pas së cilës argjentinasi mbeti jashtë formacionit bazë për ndeshjen e parë të vitit 2015, të cilën e humbën në udhëtim te Real Sociedad.

Por, ai u rikthye në fund të pushimit dimëror. Prej atëherë, Barcelona ka humbur vetëm një duel dhe entuziazmi i Messit është kthyer sa që sulmuesi stërviti të hënën e shkuar edhe pse klubi kishte të caktuar ditë pushimi.

Për dallim prej tyre, rivali Real ka vuajtur në periudhën e fundit duke fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe humbja të dielën do të shtonte presionin mbi ta.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT