Barca-Real, El Clasico për Shkodran Mustafin

Shkodran Mustafin sezonin e ardhshëm, mund ta shohim te gjigantët e futbollit spanjoll dhe botëror.
Janë Barcelona dhe Real Madridi, që po shprehin interesim për mbrojtësin shqiptar të Valencias, që luan për reprezentacionin e Gjermanisë.

Lajmi për interesimin e Realit dhe Barcelonës, e ka konfirmuar agjenti i Mustafit, për gjermanen “Bild”.
Përndryshe edhe AS, një ditë më parë ka shkruar për interesimin e Realit për Mustafit, si zëvendësues i Sergio Ramosit, që po planifikon largimin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT