Barca pranë kualifikimit, Bayerni pranë eliminimit (Video)

Barcelona ka arritur të shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur PSG, me rezultat 1:3, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Golin e parë për Barcelonën e shënoi Neymar në minutën e 18’. Me ketë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Ndërsa pjesa e dytë përsëri i takoi Barcelonës, ku të dy golat i shënoi Luis Suarez në minutat 67’ dhe 79’, që rezultuan të jenë gola të fitores.
Ndërsa për PSG, shënoi Jeremy Mathieu autogol në minutën e 82’. Kjo fitore për Barcelonën do të thotë shumë që ia lehtëson punën ndeshjen e kthimit.
Ndërsa në anën tjetër Porto ka treguar edhe një herë se është skuadër me nam në Evropë. Skuadra portugeze ka mposhtur 3:1 Bayern Munchen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Ricardo Quaresma shënoi dy gola për Porton në minutat 4’ dhe 10’. Thiago Alcantara barazoi për Bayernin në minutën e 28’. Fitoren për Porton e vulosi sulmuesi me i kërkuari nga skuadrat me të mëdha në Europ  Jackson Martinez. Në minutën e 65’. Porto udhëton për gjermani me një fitore duke shpresuar kualifikimin për gjysme finale./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT