Kampioni aktual në La Liga, Atletico Madrid, ka barazuar pa gola në udhëtim te Espanjol në Barcelonë.
Kartoni i kuq i Mirandas minimizoi mundësitë e Atleticos për të shënuar fitore dhe për të mbetur në vendin e tretë, vend ky që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.
Ky barazim i ka kushtuar Atleticos me rënie në vend të katërt, pasi Valencia e Shkodran Mustafit është pozicionuar në vend të tretë me një pikë më shumë se Atletico Madrid.
- Advertisement -