Ditë më parë, Dega e PDK-së në Mitrovicë, ka bërë një sërë akuzash në adresë të Drejtorisë për Arsim (DKA) të Komunës së Mitrrovicës dhe në adresë të drejtoreshës Ajmane Barani.
E kjo e fundit ka reaguar ndaj këtyre akuzave, duke akuzuar ish-drejtorin e Drejtorisë për Arsim nga PDK, Rizah Haziri.
Reagimi i drejtoresh Ajmane Barani
Për hir të realitetit dhe opinionit, jam e detyrua që për opinion dhe ato medie që kanë raportuar nga konferenca me gazetarë e PDK-së, të bëj këtë reagim, me qëllim me argumente të sqaroj mohoj dhe sqaroj akuzat dhe shpifjet e bëra.
Por, para se të jap përgjigje për akuzat e bëra, më duhet të them se Dreejtorinë e Arsimit të Komunës së Mitrovicës, në momentin kur unë erdha në krye të saj, e gjeta me shkelje të shumta ligjore dhe keqpërdorime të mëdha, sidomos në shpenzimin e paras publike dedikuar për çështje të arsimittë cilat as me mend nuk I kisha marrë se mund të bëhen në një instituciion kaq të rëndësishëm arsimor.
Po I përmendi vetëm disa sosh, meqë për t’I përmend të gjitha në një reagim tëëktillë, është e pamundur:
*Drejtori I Drejtorisë së Arsimit, nga PDK-ja, ka ndarë mjetet e dedikuara për shkolla, për ndërtimin e një shtëpie, në vlerë prej 12.000 euro, për një militant të PDK-së;
*Po I njëjti drejtor ka financuar botimin e një libri, me 267 faqe dhe 32 fotografi, në vlerë prej 12.000 euro, ndërkohë që botimi i një monografie për shkollën e mesme teknike, të formatit të njëjtë, 842 faqe dhe qindra fotografi, Komunës I ka kushtur vetëm 4.300 euro;
*Ish drejtori i DKA–së, ka blerë IPHONE 4 me çmim 610 euro me mjete të DKA – së ( ekziston fatura e dates 17 prill 2012);
*Në kohën e drejtimit të DKA-së nga PDK-ja, një metër dru për shkolla, është pagur 50 euro, ndërsa sot paguhet 39 euro;
*Drejtoria e Arsimit në kohën e pushtetit të PDK-së, ka paguar mijëra euro për të shtruar dreka dhe darka për punëtorët e arsimit, gjatë fushatës parazgjedhore;
Sa I përket shkeljeve ligjore dhe keqpërdorimeve të tjera që janë bërë në kohen kur PDK-ishte në pushtet, po ashtu në vazhdim po I theksojmë vetëm disa sosh.
*Para se PDK të vie në pushtet, shumica e drejtorëve të institucioneve shkollore, kanë qenë anëtarë dhe militantë të PDK-së. Kur PDK-ja ka shkuar nga pushteti, kjo gjendje ka qenë edhe më drastike, sepse vetëm dy drejtorë që nuk kanë qenë të anëtarësuar në PDK, I kanë mbajtur vendet e tyre, sepse ishin shkolla me numër të vogël të nxnësve..
*Kur unë e kam marrë detyrën e drejtorit të DKA, 11 drejtorë shkollash, në dosjet e tyre që kanë pas në DKA, nuk kanë pas kontrata, ndërsa qëish drejtores së çerdhes së fëmijëve i është vazhduar kontrata pa konkurs nga 2011 deri kur ne kemi shpall konkurs në janar 2014, që do të thotë se drejtorët janë bërë ushtrues detyre pa kufi;
*Është shkelë Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe Udhëzimi Administrativ i 2009, në përzgjedhjen e një drejtori të shkollës në Shalë të Bajgorës, me përgatitje të mesme shkollore;
*Mësimdhënësve me përgatitje shkollore në Kolegjet e ndryshme private, u janë lëshuar kontrata 3 vjeçare, edhe pse ata janë të palicencuar, veprim ky në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë, neni 16 pika 5;
*Njerëz të akuzuar për vepra të ulëta morale( në shkolla), që ishin activist të PDK-së, nuk janë larguar nga procesi mësimor, por vetëm ua këni ndërruar shkollat, edhe pse për njërin Gjykata ka pru vendim për denim prej tre vjetësh me burg;
Ndërkaq, në kohën e qeversjes tonë drejtorët janë zgjedh në bazë të përgatitjes dhe performancës së tyre gjatë intervistimit, e jo mbi bazën e shantazheve dhe përkayësisë parttiake, siç ishte gjatë qeverisjes së PDK-së, Kjo mund të ilustrohet edhe me faktin, se në dy konkurset e fundit të drejtorëve, shumcia e atyre që janë përzghedhur, janë anëtarë ose aktivistë të PDK–së, qëdo të thotë se nuk kemi bërë zgjedhje partiake, por në bazë të meritave;
Ajo qëështë edhe me keq, është fakti se të gjithë të punësuarit në këtë drejtori gjatë kohës së PDK-së, kanë qenë militant të kësaj partie, e ata që nuk kanë qenë, janë shantazhuar që të anëtarësoohen në të.
Është për të të arddhur keq, kur drejtues të PDK-së, shantazhojnë përmes të afërmëve të tyre drejtoren e DKA–së, siç ishte rasti I shkollës në Tunelin e Parë.
Ish drejtori I DKA-së , nga PDK, Rizah Haziri, gjatë mandatit të tij, ka punësuar në arsim ka të afërt në shkollat “Skenderbeu”, “Migjeni”, “Bislim Hajdari” në Kaqanoll dhe një në shkolën e mesme ekonomike.
Në kohën e fushatës, në dhjetor 2013, ish kryetari I Komunës, Avni Kastrati, e punëson kryetarin e FR të PDK–së në DKA, Mehdi Haxhën, në mënyrë të jashtligjshme.
Sa u përket disa nga akuzave të bëra krejtësisht pa bazë dhe në mënyrë paushale, po theksoj si në vijim:
*Mbetja e disa mësimdhënësve jashtë listës së pagaveështë pasojë e stërngarkesës me punëtorë të arsimit, që është bërë më herët kryesisht gjatë fushatave nga ana e PDK–së, ku si shembull po e marrë lendën Edukatë Fizike, në Shkollën e Bares, ku janë dy mësimdhënëse pa nevojë, kur dihet numri i vogël I nxënësve në atë shkollë;
*Drejtorja e SHFMU “A.Z.Çajupi” ka diplomë universitare dhe kjo që thotë PDK, është akuzë tërësisht e pa bazë dhe drejtoresha në fjalë do ta padisë PDK-në për këtë shpifej;
*Sa I përket vendimit për kthimin në vendin e punës së M.Mehës, Komuna dhe DKA pret përgjigje nga Gjykata e Apelit dhe në momentin që ajo të marrë vendim, ai do të realizohet.
*Në SHFMU “Musa Hoti”, punëtorët teknik janë marrë me konkursin e datës 21.VIII.2014, dhe nuk është e vërtetë që kam lidhje të ngushtëfamiljare me ndonjërin prej tyre;
*Në SHFMU “Ismajl Qemali”, mësimdhënësja Igballe Rrustemi është mësuese mbështetëse për Gjuhë angleze, në bazë të Ligjit të Arsimit Parauniversitar, nr.04/L – 32 neni 38;
*Në SHFMU “Skenderbeu” është rishpallur konkursi dhe është pranuar Laura Ramaj e cila ka normë të plotë dhe paguhet për aq orë sa parashihet me kontratë;
*Në SHFMU “Ismajl Qemali” është zgjedhur u.d. Rexhep Kuqi, që i plotëson të gjitha kushtet (mund të verifikohet dosja e tij) dhe nuk është e vërtetë që është aktivist I LDK – së. Ndërsa Mustafë Shala nuk është zgjedhur pasi që si drejtor, në bazë të deklaratave të disa mësimdhënësve, për 19 vite sa ka qenë drejtor, ka krijuar klimë antikolegiale dhe më tragjikja është se ai nuk ka raportuar për incidentin e rëndë, kur ka ndodhur përleshja me thika në mes të disa nxënësve, kur njëri prejt tyre ështërrezikuar për jetë. Për rastin, Drejtoria është informuar tek të nesërmen, pasi prindi ka arddhur për të bërëankesë, gjë qëështë shkelje e rëndë ligjore dhe disiplinore.
*Në SHFMU “Bedri Gjinaj” është zgjedh ushtrues dertyre Enis Kelmendi, pasi qëShaha Salihu, që ishte deri atëherë drejtoreshë, ka keqpërdor detyrën e saj, duke dërguar në një vizitë studimore në Gjermani, në emër të shkollës, djalin e saj Besart Salihun dhe djalin e vëllaut të saj, në emër të Këshillit të prindërve të shkollës, pa qenë këta të dy as prind, as mësimdhënës apo nxënës të asaj shkolle.
*Në SHFMU “Xhevat Jusufi” Bare, është zgjedhur Ismajl Hajdari UD, pasi që I ka plotësuar të gjitha kushtet e konkursit (ekziston dosja e tij me dokumentacion). Drejtori I deriatëhershëm, Sabri Osmani,sa ishte konkursi I hapur, ka ardhur në DKA dhe ka insistuar që të ketë qasje në emrat e kandidatëve për pozitën e drejtorit, gjë kjo që konsiderohet si shkelje e të drejtës së kundërkandidatëve të tij. Po e sqaroj, se zgjedhja si ushtrues detyre të drejtorit nënjë shkollë, ësshtë e ligjshme dhe se kjo mund të zgjasë deri në afatin ligjor prej 6 muajsh, ose deri në fund të një viti shkollor.
*Në SHFMU “Musa Hoti”, bibliotekistja Fixhrije Rrustemi është punësuar në konkursin e datës 4.III.2014 dhe ka diplomë për bibliotekiste (ekziston dosja e saj në shkollë);
*Në SHFMU “Shaban Idrizi”, është përzgjedhur sekretari i shkollës me konkursin e datës 11.XII.2014 dhe është mbajt procesverbal i rregullt. Nuk është e vërtetë që anëtarët e komisionit kanë pasur presion nga drejtorja e DKA–së, e cila nme rastin e intervistimi, nuk ka qenë fare në drejtori;
Unë, edhe përkundër akuzave dhe shpifjeve që Dega PDK-së dhe drejtuesit e saj, po I bëjnë në mënyrë të vazhdueshem, që nga dita e parë kur jamë emëruar drejtoreshë, vetëm pse kam qenë e angazhau në fushatën e LDK-së, I ftoj ata, që për të mirën e arsimit në Komunën e Mitrovicës, t’I ndërprejnë akuzat dhe shpifjet e pa baza dhe të anagzhohen parimisht për të më ndihmuar në reformën e arsimit në Komunë, process ky mjaftë i rëndësishëm dhe me inters për nxnës, mësimdhënës dhe aytetarët e Komunës.
- Advertisement -