Baraliu tregon afatet ligjore se deri kur mund të bëhet konstituimi i Kuvendit

Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Gazeta Blic.

Pas certifikimit të rezultatit, zyrtarisht hapet mundësia për formimin e institucioneve të reja.Por sa është periudha kohore që mund të zgjasë deri në konsituimin e Kuvendit?

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një pronocim për “Gazeta Blic” ka shpjeguar në detaje procedurat kushtetuese të cilat ndiqen tani e tutje.Baraliu tha se rezultatet e certifikuara tashmë i shkojnë Kuvendit dhe në afat prej 1 muajsh Kryesia thërret seancën konstituive.

“Rezultatet e certifikuara të KQZ-së i dërgohen zyrtarisht Kuvendit të Kosovës dhe në afat prej 1 muaj duhet Kryesia e Kuvendit, gjegjësisht kryetari të thërrasin mbledhjen e parë konstituive. Kryesia e vjetër therrët kuvendin, cakton datën e seancën konstituive, në atë datë bëhet betimi i deputetëve, konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë si dhe grupet parlamentare dhe përfundon me Kuvendin.

“Pasatj vjen Qeveria dhe më në fund vjen Presidenti” tha njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu për “Gazeta Blic”

Pas certfikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14-shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi shumicën në Kuvend, duke fituar 50.28% të votave apo 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 17% të votave apo 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 12.73% të votave apo 15 deputetë.

Rezulatatin më të dobët në zgjedhje e arriti Lidhja Demokratike e Kosovës, duke patur një renie të ndjeshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara.Pas këtij rezultati Isa Mustafa dha dorëheqjen nga partia deh i hapi rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat pritet të mbahen nesër me datën 14 mars.

Në garë për kryetar të LDK-së janë Lumir Abdixhiku, Anton Çuni, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT