Banorët flasin për ngjarjet te Kroi i Vitakut (video)

Banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut” kanë folur për ngjarjet e sotme kur thonë se u penguan nga serbët lokalë për të filluar rindërtimin e shtëpive të tyre të djegura gjatë luftës.
Fjalosja nisi paradite kur serbët nuk lejuan ekskavatorin që të nisë punimet në pastrimin e hedhurinave nga shtëpitë e djegura.
Si pasojë e këtyre fjalosjeve, një shofer i ekskavatorit mori lëndime dhe iu desh të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Fehmi Aliu punëtor në kompaninë “Uniteti” tregon së si serbët lokalë të “Kroit të Vitakut” e kanë sulmuar sot.
“Serbet ja kanë nisë me u grumbullu dhe na u drejtuan së e kemi të ndaluar më kry punë dhe erdhi deri te fjalosja. Unë hipa në bager për mu tërheqë, mu kthy në firmë, dhe serbët ia nisën me gjujtë” tha Aliu i cili ka marrë lëndime të lehta në kokë dhe shpinë.
Banori i lagjes “Kroi i Vitakut”, Ramadan Istrefi gjithashtu tregon së si erdhi deri të fjalosja mes serbëve dhe shqiptarëve të kësaj lagjeje.
“Sot kemi dal më punu në shtëpinë time më bager dhe ka dalur një serb që e ka emrin Dragotin dhe ai është i njohur edhe për policinë dhe çdo problem këtu niset nga ai dhe ai e ka mirë me Goran Rakiqin dhe çka t’i thotë ai Dragotini bën”, tha Istrefi./Kallco.com/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT