Banorët e Obiliqit duan të thithin ajër e jo tym

Komuna që llogaritet ta ketë ajrin më të ndotur në Kosovë, Obiliqi, tash e një vit po kërkon që territori i saj të trajtohet me një ligj të veçantë.
Përmes këtij ligji ata po kërkojnë që të mënjanohen telashet me mungesë të energjisë elektrike, ndotjes enorme që shkaktohet nga termocentralet si dhe të trajtohet çështja e shëndetit publik, raporton KTV.
Kreu i komunës, Xhafer Gashi, ka thënë se kësaj komune po i bëhet një padrejtësi dhe kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta kalojë me urgjencë ligjin, transmeton koha.net.
Ndërkaq, këshilltari komunal, Ajet Berisha, ka thënë se shpreson që kjo të rregullohet nëpërmjet Kuvendit e jo nëpërmjet formave tjera të presionit qytetar.
Termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës konsiderohen të jenë shkaktarë kryesorë të ndotjes së ambientit në këtë komunë me rrethinë. Ndërkaq, kërkesa e vetme e qytetarëve të Obiliqit është që të marrin frymë lirshëm ajër të pastër e jo tym.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT