Pas deklaratave shpifëse të kreut të Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, ka reaguar përfaqësuesi i Lagjes “Kroi i Vitakut”, Nazmi Ismajli, duke thënë se Jabllanoviq me deklarata të këtilla po e tregon fytyrën e vet të vërtetë prej ekstremisti, i cili është në gjendje të bëjë gjithçka që është e mundur që të pengojë kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, në “Kroin e Vitakut”, ku kanë jetuar me dekada.
“Jabllanoviq po shpif. Ai me këto shpifje po mundohet të pengoj kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre ku kanë jetuar me dekada, të cilat gjatë dhe pas luftës së fundit i kanë djegur e shkatërruar vet ekstremistët serbë. Kjo është jonjerëzore dhe e papranueshme. Nuk ka kush dhe me asgjë që do të mund të ndalojë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve dhe kthimin e tyre në to, pasi që kjo është një nga të drejtat më elementare të njeriut, e grasatuar dhe konventa dhe ligje ndërkombëtare”, thotë ai.
Ismajli në vazhdim njofton opinionin, se nuk as një njeri të vetëm, që më parë nuk ka jetuar në këtë lagje, e që tani dëshiron të ndërtojë shtëpi e të jetojë atje, transmeton Telegrafi.
“Janë gjashtë kryefamiljarë që me dekada kanë jetuar atje, pra shumë kohë para lufte, e të cilët i njohin edhe vet fqinjët e tyre serbë. Kjo mund të dëshmohet në çfarëdo mënyre, madje nga vet serbët e lagjes”, theksoi ai.
Po ashtu, Ismajli bënë të ditur se në “Kroin e Vitakut”, në pjesën e banuar me shqiptarë, deri tash janë ndërtuar rreth 50 banesa, në të cilat janë vendos familje serbe që kurrë më parë nuk kanë jetuar aty.
“Në mesin e të këtyre familjeve ka edhe të tilla që kanë ardhur nga komunat tjera të Kosovës, Kroacia e më gjerë. Madje në këto banesa janë vendosur edhe pjesëtarë të rojave të urës dhe të MUP-it të Serbisë. Shtrohet pyetja:pse shqiptarët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ku kanë jetuar me dekada të tëra edhe para lufte? Kjo, sigurisht se nuk do të ndodhë dhe është jonjerëzore që Jabllanoviq dhe të tjerët të mundohen të pengojnë”, tha në fund Ismajli.
Jabllanoviq kishte deklaruar se në lagjen “Kroi i Vitakut” po ndërtojnë shtëpi shqioptarët që më parë nuk kanë jetuar atje. /Telegrafi/
- Advertisement -