Banorët e Drenasit të mërkurën do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

Banorët e Drenasit me rrethinë do të mbesin pa ujë të mërkurën nga ora 10 deri në ora 20 njofton Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, shkruan Drenica Press.

Ndërprerja e ujit të pijshëm bëhet shkaku i punimeve nga ndërmarrja “Iber Lepenc”, në Bivolak.

“Të nderuar konsumatorë të Komunës së Drenasit, si shkak i punimeve teknike nga ndërmarrja “Iber Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt , e mërkurë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00″, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT