Qytetarët e Kosovës kanë filluar që t’i frekuentojnë banjat nëpër vendet e rajonit, siç janë ato të Elbasanit.
Tani kur situata është më e rëndë për shkak të pandemisë Covid-19, rreziku është mjaft i madh që të përhapet virusi nëpër vende të tilla.
Indeksonline përmes burimeve mëson se së fundi një pjesë e madhe e kosovarëve që kanë qenë në banjat e Elbasanit, janë infektuar me Covid-19.
Nëpër vende të tilla, qytetarët zakonisht shkojnë me autobus ku edhe ka fluks të njerëzve.
Me t’u kthyer në Kosovë, gjysma e udhëtarëve kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.
Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë thirrje që të shmangen tubimet, pasi që virusi akoma është në mesin tonë./Indeksonline/
- Advertisement -