Balotazhi ia vështirëson punën Ramiz Lladrovcit: Xhavit Drenori thotë se kurrë s’do të hyjë me të

Gara më e nxehtë që do të zhvillohet më 14 nëntor për raundin e dytë për zgjedhjet komunale, do të jetë në komunën e Drenasit.17 tetori kur janë mbajtur zgjedhjet lokale nuk ka nxjerrë fitues në raundin e parë.

Qytetarët e Drenasit me votën e tyre kanë dhënë verditikin për raundin e parë, por që fitues nuk ka.

I pari në zgjedhjet që janë mbajtur të dielën e kaluar, ka dal kryetari aktual Ramiz Lladrovic i cili ka arritur të fitoi 45.6 për qind apo 10 mijë e 134 vota.

I dytë në këtë komunë ka dalë kandidati nga “Demokracia për Drenasin”, Driton Ajazi i cili ka mbledhur 6 mijë e 829 vota apo 30.7 për qind.

Fejzi Kiçina nga Lëvizja Vetëvendosje është i treti, me 3 mijë e 754 vota apo përkthyer në për qindje i bie 16.9 për qind.

Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare “GREEN për Drenas” është radhitur i katërti në këtë komunë me 897 vota apo 4 për qind.Drenori në një prononcim për Gazeta Blic ka dhënë detaje nëse kjo Iniciativë do të jetë e përfshirë në raundin e dytë, në mënyrë që votat që ka marrë kjo Iniciativë të shkojnë te ndonjë kandidat që është në garë për kryetar të komunës së Drenasit.

Drenori ka qenë i qartë dhe shumë i vendosur se me një kandidat nuk do të bëjnë asnjë marrëveshje cilado qoftë ajo.

“Kurrë me Ramiz Lladrovcin. Kurrë. Ai ka prishur demokracinë në Drenas. Ka qeverisur keq, ka shantazhuar institucione të ndryshme si policinë, gjykatat, prokurorinë e të tjera”, ka thënë Xhavit Drenori për Gazeta Blic.

Sipas tij, ai është i gatshëm të ulet dhe të bisedoi me kandidatin tjetër që është në garë, në mënyrë që programi i Iniciativës Green për Drenasin, të jetësohet në qeverisjen e ardhshme pas 14 nëntorit.

“Kushte nuk kemi, mund të them se kemi parime dhe ato parime janë programi ynë. Deri tani ne po presim dhe nuk ka ndonjë lëvizje për ndonjë marrëveshje ….. Në rast e kemi marrëveshje sigurisht se do të jemi edhe në qeveri për shkak se duam që programi ynë të realizohet për të mirën e qytetarëve të Drenasit”, ka thënë Drenori.

Ramiz Lladrovci është në garë për mandatin e tretë për të qeverisur me Drenasin, por që dega e PDK-së në këtë komunë ka pasur disa mos marrvëeshje tash e sa kohë.

Lladrovci pa izën e PDK-së kishte shpallur kandidaturën e tij, por që më ndryshimet në Partinë Demorkatike të Kosovës në Qednër ai kishte marrë bekimin që të jetë kandidat i kësaj partie për Drernasin.

Drenasi dhe Skenderaj njihen si bastione të Partisë Demorkatike të Kosovës.PDK ka rikthyer Skenderaj në zgjedhjet e 17 tetorit duke fituar në raundin e parë.

Sami Lushtaku fillimisht kishte shprehur interesimin e tij për t`i hyrë kësaj gare, por për shkak se ai ishte dënuar nga gjykata iu kishte pamundësuar një gjë e tillë.

Raportet e Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut nuk janë aspak të mira.

Jo zyrtarisht thuhet se Sami Lushtaku po e përkrah me gjithë potencialin kandidatin Driton Ajazi në mënyrë që Ramiz Lladrvoci të mos bëhet kryetar i Drenasit sërish. /Gazeta Blic/