Ballack takohet me klubin e Vala Superligës (FOTO)

Klubi i Dritës vjen me një lajm interesant, ose më saktë, me një foto interesante.

Drejtori gjeneral i kësaj skuadre, Feti Murseli, ka postuar një foto me ish-futbollistin e Bayern Munchen dhe Chelseat, njëkohësisht edhe ish-kapitenin e Kombëtarës Gjermane, Michael Ballack.

Murseli ka shkruar ‘Negotiations’, duke aluduar në negociata.

Sigurisht e ka shkruar me mahi.