Baliqi largohet nga Trepça’89, nuk pranon postin e trajnerit dëshiron ende të luaj

 

Mesfushori Emin Baliqi i ka dhënë fund bashkëpunimit me KF Trepça’89 me të cilin klub ishte i lidhur disa vite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, duke falenduar Zotin dhe kryesin e klubit për bashkëpunimin shumëvjecar.

Në një porononcim për Drenicapress, Baliqi ka thënë se ai nuk është më pjesë e Trepça’89. Klubi i ka ofruar postin e trajnerit për grupmoshat e reja, por ai dëshiron ende të luaj futboll.

“Trepça’89 po ndjek një politik të ndërtimit të skuadrës dhe mua nuk mu ofru rinovimi dhe thjesht nuk folëm për kushtet e rinovimit. Kryesia më ofroi një detyrë të re si trajner për grupmoshat e reja, të cilën do ta shqyrtoj, por besoj se ende do të luaj futboll ngase kam ende forcë dhe dëshirë për sfida të reja”, ka thënë Baliqi.

Lidhur me ofertat ai ka thënë se do ta shqyrtoj çdo ofertë që vjen në drejtim të tij.

“Kam qenë shumë i lidhur me këtë klub dhe kurr s’kam menduar për klube tjera, por tani do ta shqyrtoj çdo ofertë”, ka shtuar Baliqi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT