Ish-kandidati i LDK’së për deputet, Bajrush Morina, ka denoncuar strukturat e vjetra të kësaj partie se qëndrojnë prapa bandave që po përleshen fizikisht nëpër degët e partisë.

Ka thënë se garda e vjetër po e lufton Arban Abrashin, i cili prapë mund të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Pikërisht për këtë fakt, Morina ka fajësuar strukturat e vjetra të partisë se nuk po dëshirojnë të lëshojnë rrugë.

“Me sa e njoh une Arban Abrashin, e besoj se e njoh bukur mire, nuk mundem me besu se AI eshte “organizator I bandave”! Ajo qe mundem me besu eshte fakti se vetem Arban Abrashi mundet me rikthy Prishtinen e jo kurre Ismeti, Haziri, Izeti apo Avdia e AI tjetri! Hapni rruge ju “pleqte e LDK se” se po vjen Arbani me “ushtaret” e rinj te LDK se!”, ka shkruar Morina.

Kohëve të fundit, nëpër disa nëndegë të LDK’së ka pasur përleshje edhe fizike për shkak të garës që po zhvillohet brenda partisë.

Në disa raste ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.