Bajrami: Po punojmë në forcimin e shkollave profesionale

Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se me unifikimin e librave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, po synohet që nxënësit e të dyja shteteve të marrin një arsim kombëtarë.
Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se me unifikimin e librave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, po synohet që nxënësit e të dyja shteteve të marrin një arsim kombëtarë.
Sipas tij, deri me tani është duke u implementuar mjaftë mirë korikula e përbashkët e të dyja shteteve.
“Ne do të krijojmë edhe tekste të përbashkët”, ka thënë Bajrami për RTK.
Ministri i Arsimit ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ketë një sistem të përbashkët arsimor, i cili sipas tij, do të ndihmojë që të integrohet rinia shqiptare në vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Ne do të jemi shumë të kujdesshëm që edhe me shikimin e programe të futen programet të reja që janë të nevojshme për nxënësit. Ne do të punojmë që të promovojmë edhe tekste digjilate, por duke u ruajtur edhe sistemi manual”, ka thënë Bajrami.
Ministria e Arsimit, sipas tij, tani fokusin do ta ketë edhe në forcimin e shkollave profesionale, në mënyrë që nxënësit të marrin zanate të ndryshme dhe të jenë të aftë për punë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT