Bajrami: Myftiu Tërnava po manipulon me islamin tradicional (Video)

Mustafa Bajrami, analist dhe njohës i çështjeve të Lindjes së Mesme, ka thënë se në emër të fesë mund të veprohet vetëm për të mirë, pasi që feja u thërret njerëzve për paqe.

Ai është shprehur se “nuk di a do të mund t`i gjej fjalët më të këqija për realitetin që po ndodhë në botë”.

“Në mënyrë direkte them se kjo që po ndodhë tash, jo që s`e ka të drejtën legjitime të thirret në emër të fesë. Vetë fjala islam nënkupton paqe”, është shprehur Bajrami në emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV.

Sipas tij, vehabizmi ka lindur në Arabinë e tashme dhe është fraksion fetar, që në atë kohë u proklamua si shkollë islame e që kishte qëllim rrëzimin e Kalifatit Islam.

Ndërsa, ai ka thënë se iranianët “sigurisht që janë mysliman”.

“Kur forca bjen në duart e injorantit, të cilët nuk dinë as fe as shkencë, normal që vjen puna deri këtu”, ka thënë ai.
Bajrami ka shtuar se Bashar Al-Assad me veprimet e tanishme del të jetë një kriminel.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë, ku Bajrami thotë se myftiu Naim Tërnava po manipulon me tradicionalen e BIK-ut, duke e shpallë veten si myfti.

https://www.youtube.com/watch?v=JKibiOzJhoc

- Advertisement -

MË TË FUNDIT