Në seancën e sotme ndaj Oliver Ivanoviqit dhe katër personave të tjerë që akuzohen për krime kundër popullatës civile 99/2000 në Mitrovicë po dëshmon ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi
Fillimisht Rexhepi u mor në pyetje nga prokurori Cezary Michalczuk, i cili dëshmitarin e pyeti se ku ka qëndruar gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“ Kam qëndruar në Mitrovicë si kirurg i luftës në Zonën Operative të Shalës, përgjegjës për shëndetësi”, u përgjigj dëshmitari.
Ai gjithashtu u pyet lidhur me masakrën e 14 prillit të 1999 në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë.
“UNMIK-u në atë kohë ka marrë vendime politike dhe i ka ndërprerë hetimet lidhur më këtë rast, sepse i ka interesuar stabiliteti politik dhe ndëretnik në Mitrovicë”, ka thënë Rexhepi.
Në vitin 2002, kur Kosova ishte në bashkëqeverisje nga institucionet kosovare dhe UNMIK-u, Rexhepi ishte zgjedhur kryeministri i parë i Kosovës i njohur ndërkombëtarisht.
Kur u pyet nga prokurori Michalczuk për të akuzuarin Oliver Ivanoviq, dëshmitari u përgjigj.
“Oliver Ivanoviq ka qenë udhëheqës i rojave të urës në kohën pas luftës, ndërsa më vonë ato janë udhëhequr nga Nebojsha Joviq”, tha dëshmitari.
Prokurori e pyeti edhe për datën 2 deri më 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.
“Disa nga familjarët e të vrarëve më atë rast më kanë thënë së aty në ditën kritike e kanë parë Oliver Ivanoviqin”, u përgjigj dëshmitari. /kallxo.com/