Bahtiri: Nga nesër Ura e Ibrit e lirë për qarkullim

 

Kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se nga nesër Ura e Ibrit do të jetë e lirë për të gjithë banorët e asaj pjese dhe për të gjithë të tjerët.

Sipas tij nga dialogu i nesërm në Bruksel, i cili do të mbahet mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë pret që edhe përfundimisht të merret një vendim për këtë çështje dhe sipas tij ky vendim do të jetë që ura nga nesër do të jetë e lirë për të gjithë.

“Unë jam i bindur se ura do të jetë e lirë për të gjithë, kjo dot ndodh në takimin e nesërm. Nuk jam idhtar i trazirave, po i dialogut, por edhe dialogu e ka një përfundim’’, u shpreh Bahtiri për gazetën “NewBorn”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT