Bahtiri ia falë sulmuesit, kërkon lirimin e tij

Pas incidentit që ndodhi të hënën, më 16.03.2015, kur u sulmua fizikisht nga një qytetar, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i ka vazhduar të martën aktivitetet e veta të rregullta si kryetar i komunës dhe sipas agjendës së paraparë.
Përpos aktiviteteve të parapara me agjendë, kryetari Bahtiri gjatë ditës, ka pritur shumë mysafirë dhe qytetarë të komunës, që kishin ardhur për t’i shprehur keqardhje për rastin që i kishte ndodhur dhe për t’i dhënë kurajo që të vazhdoj punën si kryetar i komunës, për të mirën e qytetarëve.
“Unë nuk i di motivet pse më ka sulmuar ai qytetar të hënën. Por jam i bindur, se nuk qëndron ajo që kanë shkruar disa medie se këtë e ka bërë për punë. Familja e tij e ka një biznes, ku ai punon rregullisht dhe nuk i kanë punët keq. Mirëpo, sidoqoftë, unë jam sulmuar në detyrë zyrtare si kryetar i komunës dhe punët institucionale nuk i përziej me ato private. Prandaj, në emër të qytetarëve dhe besimit që ata më kanë dhënë, e kam falë këtë djalë dhe nuk kërkoj asgjë, as nga ai e as nga familja e tij. Nga organet e drejtësisë kërkoj që ta lirojnë menjëherë”, ka thënë kryetari Bahtiri./Bota Sot/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT