Bahtiri dhe Rakiqi dakordohen për t’i ndërprerë punimet te “Kroi i Vitakut”

 

Agim Bahtiri kryetar i Mitrovicës dhe Goran rakiq kryetar i Mitrovicës së veriut, janë takuar sot dhe kanë biseduar mbi 30 minuta ndërsa më pas i kanë shtri dorën njëri tjetrit për marrveshje në lidhje me ndërtimet dhe kthimin e secilit qytetar në pronën e vetë në lagjën “Kroi i Vitakut”.
“U dakorduam që të ndërpriten punimet përkohsisht përderisa grupet punuese nga vetë banirët të punojnë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me kthimin në këtë pjesë. Unë ftova kryetarin Rakiq që të bahskëpunojmë dhe shikojmë nga e ardhmja për të ndihmuar të gjithë qytetarët për një jetë më të mirë për të gjithë” tha Bahtiri.
Ndërsa Rakiq nënvizoi se ” jam këtu për të shtrirë dorën e pajtimit me kryetarin bahtiri, duke kontribuar për zgjedhjen e kësaj dhe çështjeve tjera në të mirë të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”.
Të dy kryetarët kanë theksuar se do formohet një grup punues i përbashkët që do punojë në evidentimin e ndërtimeve të cilat do ndodhin, ndërkohë që pas pastrimit të terrenit sipas marrveshjes janë ndërpre punët për një javë në këtë pjesë.
Më heret siç dihet punëtorët shqiptarë kanë dal dhe kanë nisur punën, ndërsa pas një ore pune, afër vendit janë paraqitur një grup i serbëve që kanë nisur të hedhin gurë, mirëpo punëtorët shqiptarë dhe banorët nuk janë zbrapsur, përderisa aty dolën policia. Do formohen dy grupe punuese nga vetë banorët që me kryetarët për të tejkaluar situatën dhe për të mundësuar secilit person që ka patur pronë të kthehet dhe ndërtoj në pronën e vetë. Punimet janë pezulluar brenda shtatë ditëve ndërkohë që bisedimet rreth kësaj çështje do zhvillohen edhe në kordinim me institucionet qendrore të Kosovës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT