Bahtiri deklarohet i pafajshëm: Ky është gjyq politik

Sot u mbajt seanca e dytë kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe dy zyrtarëve tjerë, Haxhimet Ferat, zyrtar kryesor i prokurimit në Mitrovicë dhe Gazmend Kelmendi, drejtori i kompanisë daneze Hesalight për Kosovë, të cilët dyshohen për veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender.

Me këtë rast kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u deklarua i pafajshëm dhe tha se ky është gjykim politik. I pari i Mitrovicës tha se komunës së Mitrovicës tha se komunës së Mitrovicës ia ka sjellë 2.4 milionë dhe nuk e ka dëmtuar dhe nuk do ta dëmtoj asnjë cent, raporton Veriu.info.

Edhe dy të akuzuarit tjerë, Haxhimet Ferati dhe Gazmend Kelmendi, u deklaruan të pafajshëm.

Ndërsa, avokati i Bahtiri, Mahmut Halimi tha se prokurori në vend se ta mbaj shpatën e drejtësisë, ai e ka zgjedhur grepin e politikës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT