Bahtir e Lushtaku pajtohen për thëllimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Një delegacion i komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Sami Lushtaku, ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë. Temë kryesore e bisedës ka qenë vazhdimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme e me interes për qytetarët e të dyja komunave.
që është për vizitë në komunën e Mitrovicës dhe që ka mundësi të bisedoj për këmbimin e përvojave, për zhvillimin e ekonomik të të dyja komunave dhe për të parë mundësitë konkrete për bashkëpunim në të ardhmen.
 Fillimisht kryetari Bahtiri i ka njoftuar mysafirët nga Skenderaj me gjendjen e përgjithshme aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për përpjekjet që po bënë prurjen e investitorëve të ndryshëm  dhe realizimin e projekteve që mundësojnë zhvillimin e ekonomik të qytetit, zvogëlimin e papunësisë dhe të problemeve ekonomiko-sociale.
 Dy kryetarët në vazhdim vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe asaj ët Skenderajt është i shkëlqyeshëm dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdohet e madje dhe të intensifikohet, në të gjitha fushat ku është e mundur. Sipas tyre, një bashkëpunim i tillë padyshim është në të mirë të të gjithë qytetarëve të të dyja komunave.
 Si shembull i bashkëpunimit të mirë, u theksua angazhimi i drejtuesve të të dyja komunave për realizimin e projektit për riciklimin e mbeturinave, që pritet të filloj së ndërtuari në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, ku investitor është kompania amerikano-suedeze “Green 3Power”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT