Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar sot edhe dy aderime të reja.

Skënder dhe Laurat Mulliqi, babë dhe djalë janë aderimet më të reja në këtë parti.

“Skënder e Laurat Mulliqi, babë e djalë, nga sot janë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Skënderi ka qenë gazetar në TVP gjatë viteve të ‘80-ta e ‘90-ta, tani punon si gazetar, por edhe si publicist e analist politik. Ai i ka të botuar tre libra e po ashtu është recensent i disa librave të autorëve të ndryshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

“Ndërsa Laurati ka përfunduar fakultetin në Pejë në degën “Administrim Biznesi”, dhe është duke vazhduar studimet në Shqipëri në nivelin master në degën “Ekonomi Biznesi”. Laurati është themelues i kompanisë “Tomato AL 2014”, dhe ka mbi 100 punëtorë dhe mbi 1500 fermerë të kontraktuar. Kompania e tij eksporton më shumë se 1000 maune në vit, apo 2000 tonë, të frutave e perimeve të ndryshme nga e gjithë Shqipëria”.

“Skënderi e Laurati moti kanë punuar drejt zhvillimit të vendit tonë, por nga tash këtë rrugëtim do ta vazhdojnë me krejt neve”, ka shkruar tutje Kurti./GazetaBlic