Babë e bir vrasin njëri-tjetrin në mes të rrugës (FOTO)

Babai dhe djali vranë njëri-tjetrin me armë në krahinën veriore turke Kastamonu, për një mosmarrëveshje për korrjen e fushës ditën e mërkurë.

Halil Ibrahim Dabanoglu, 62 vjeç dhe djali i tij 45-vjeçar Hasan nisën të diskutonin mbi djalin e këtij të fundit, me inicialet B.D., pasi gjyshi e kishte urdhëruar të korrte fushën. Në vend të zbatimit të këtij urdhri, 45-vjeçari Hasan e kishte dërguar djalin e tij në shkollë.

Halil Ibrahim shkoi në shkollë për të marr nipin e tij, por Hasani kishte mbërritur më herët duke marrë djalin. Rrugës për në shtëpi djali dhe babai u përplasën, ku gjatë një argumenti të dy shtinë ndaj njëri-tjetrit me armë në sy të të miturit B.D.

Si gjyshi dhe babai vdiqën në spital, pasi kishin marrë respektivisht tre dhe katër plumba.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT