Në një dhomë të vogël jeton babai i vetëm Fatih Kurtishi me tre fëmijë të mitur. Çdo mëngjes zgjohen me frikë që mos u bie tavani bie mbi kokë. Dhoma ku flenë i ka muret e çara e dritaret e thyera. Shteti u jep ndihmë sociale vetëm 5.200 denarë. E kjo, sipas tij, është turp pasi të tre fëmijët shkojnë në shkollë.

“Unë jam baba kujdesem vet për fëmijët. Institucionet janë të informuara me rastin tim, qendra për punë sociale edhe gjyqi, por nuk kanë marrë asnjë masa”, tha Kurtishi.

Ai nuk kërkon lëmoshë nga njërëzit human, por kërkon zgjidhje nga institucionet përgjegjëse. Gjegjësisht kërkon një kulm mbi kokë, banesë sociale. Kërkesë ka dërguar në Ministrinë e Transportit, për punë dhe politikë sociale por prej aty disa herë e kanë refuzuar.

“Vishin një ekip nga qendra për punë sociale për fëmijë. Ata më thonin nuk duhesh të rrish këtu me tre fëmijë. Unë u thosha hajde ta gjejmë një zgjidhje, pasi që kjo nuk është e imja, nesër mund të më nxjerrin jashtë. Unë përmes ligjeve po kërkoj zgjidhje. Vetëm e kanë shkruar një përgjigje të shkurt që unë të pres për banesë në Butel, kur të bëhen atëherë të aplikoj. Por gjendja ime nuk është për me prit”, theksoi Kurtishi, raporton TV21.

Ai u shpreh se nuk do t’i shuajë ëndrrat e fëmijëve dhe çdoherë ju flet me pozitivitet. Vet iu përgatit buk, por shumë u ndihmojnë njerëzit të cilët jetojnë përreth shtëpisë së tyre.

“Mundohem për fëmijët ta bëj maksimumin, kam edhe familijar kam edhe njerëz që më njohin dhe e dinë aftësinë se çfarë mund të bëj për fëmijët. Por normal ka ndodh që ndonjëherë ka ndodh që nuk kam mundur tua plotësoj dëshirën”, shtoi Kurtishi.

Dërguam pyetje deri te Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për rastin e familjes Kurtishi, por deri më tani nuk kemi përgjigje.