Babai i Imbulas: Interi na kërcënoi!

Babai i Giannelli Imbulas ka zbuluar prapaskenën e transferimit të djalit të tij te Porto dhe konfliktin që ka pasur me Interin ,duke kritikuar organizimin e Interit në përpjekje për transferimin e Imbulas.
Ai shprehet se i vjen për të vjellë kur kujton atë që ndodhi dhe se drejtuesit e Interit i kanë dërguar mesazhe kërcënuese, kur Imbula nënshkroi për Porton nga Marseille.

“Isha shumë i interesuar për kalimin e tij te Interi, sepse është klub i madh me një projekt ambicioz. Megjithatë, ne pritëm që Roberto Mancini të fliste me Giannellin, por për katër ditë Interi nuk u bë I gjallë. I gjithë organizimi i tyre më bën të vjell. Ata u zgjuan vetëm atëherë kur mësuan se Porto ishte interesuar për të. Ndërmjetësit e tyre më dërguan mesazhe që përmbanin kërcënime”, ka treguar Ëilly Ndangi për gazetën Journal du Dimanche.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT