Dje ka ndërruar jetë, Limon Isufi, që ishte babai i ish ministrit dhe ish deputetit të AAK-së, Ahmeti Isufi, raporton gazeta online veriu.info.

Lajmin për shkuarjen në amshim të Limon Isufit e ka bërë djali i tij përmes një njoftimi në rrjetin social facebook.

Për këtë rast ka shkruar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili e ka vlerësuar lartë figurën e tij, transmeton veriu.info

Por ajo që habit është shkrimi i Kurtit ku njofton se babai i Ahmet Isufit ishte anëtaru më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, anipse djali i tij, Ahmeti Isufi, është njëri nga themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vazhdon të jetë pjesë e saj.

Në zgjedhjet e fundit madje Isufi ishte edhe kandidat për deputet por që nga rezultatet jo zyrtare duket se nuk ka arritur të grumbullojë votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit./veriu.info/

Postimi i plotë i Kurtit:

Ka protesta të VETËVENDOSJE!-s në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi.

Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm. Limon Isufi është babai i komandatit të Zonës Operative të UÇK-së për Karadakun, ish ministrit e ish deputetit, z. Ahmet Isufi.

Gjithnjë do ta mbajmë në mendje me nderime dhe në zemër me mall.