Azem Syla shfaqet pas një kohe të gjatë në publik, i shkon në konak Ramiz Lladrovcit

Ramiz Lladrovci, kandidat për kryetar të Drenasit nga PDK-ja, sonte ka pritur në shtëpinë e tij Azem Sylën dhe Abelard Tahirin, shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, shkruan Ballkani.info.null

Kjo është njëra nga daljet e rralla në publik e Azem Sylës, ish zyrtarit të lartë të UÇK-së.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sonte, me kënaqësi prita në shtëpi dy mysafirë të nderuar e të dashur, Azem Sylën dhe Abelard Tahirin, ku së bashku vlerësuam përkushtimin e strukturave të degës dhe rëndësinë e fitores që na pret më 14 nëntor.
Bastioni në Drenas, qytetarët, aktivistët dhe anëtarët e devotshëm, nuk do të lejojnë të largohet nga komuna jonë vendi i parë për qeverisje të mirë. Kështu do të jetë edhe në katër vitet e ardhme.
Faleminderit për vizitën dhe takimin, Azem dhe Abelard. Vazhdojmë!