Azem Syla kthehet nesër në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Azem Syla i kërkuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, do të kthehet nesër në Kosovë.

Një burim i siguritë i ka thënë ‘zeri.info’ se Syla sipas të gjitha gjasave nuk do të kthehet në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

Deputeti Azem Syla dje në orët e paradites ka udhëtuar për Shqipëri ka thënë burimi.

Ndërkohë ai pritet që të kthehet nesër dhe menjëherë pritet shoqërimi i tij në prokurori.

‘Zeri.info’ ka raportuar gjatë ditës se Azem Syla hyrjen-daljen e fundit të regjistruar në kufirin me Shqipërinë e ka pasur në vitin 2011.

Syla ka udhëtuar dje, drejt shtetit shqiptar, mirëpo atij nuk i janë kërkuar dokumentet e identifikimit, për shkak se nuk figuron të ketë kaluar kufirin sipas procedurave zyrtare, raporton ‘zeri.info’.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT