Azem Ibrahimi, lojtari më produktivë në Ligën Çeke të futsallit

Azem Ibrahimi, i riu nga Drenasi i cili për disa vite më radhë luan futboll në ekipin e futsallit ”Benago” në çeki, këtë vit ka shpërthyer në gjysmën e parë të sezonit, ku është shpallur lojtari më produktivë në lig.
Në gjysmën e parë të këtij sezoni A.Ibrahimi, ka qenë Golashënuesi më i mirë me 30 gola dhe 12 asistime, epitete këto që e bënë lojtarin më produktivë në Ligë.
Trajneri i tij Beni Simitciu, ka qenë shumë i lumtur për këto të arritura të lojtarit të tij, dhe ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenarë për të, si dhe po ashtu edhe krejt Kosovarët duhet të mburrën me Azemin, shtoi ai.
Reagimi i plot i trajnerit Simitciu, që e postoj në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook:
”Sonte u mbyll pjesa e rregullt e ligës Çeke dhe pas dy jave na fillon play offi. Ne mbaruam sipas planeve tona në vendin e tretë, por në ekipin tonë ndodhi një rast ku të gjithë u gëzuam pa masë… Lojtari ynë Azem Ibrahimi u bë golashënuesi më i mirë i ligës me 30 gola si dhe lojtari më produktiv i ligës me 42 pikë (30gola+12asistime) !!! Për mua si trajneri i Azemit ndihem shumë i gëzuar dhe kënaqësi të madhe që bashkërisht ja arritëm qëllimit të cilin ja dhamë njëri tjetrit në verën e vitit 2011 kur na erdhi në Pragë në Benago Futsal si lojtar i futsallit i cili sapo fillonte hapat e para drejt futsallit ndërkombëtar. Me punë të zellshme, me një angazhim extra të madhe, me dëgjueshmëri dhe sjellje shembullore ja arriti që të bëhet një yll i vërtet. Sot është njëri prej më të mirëve ne ligë, me respekt të plot të kundërshtarëve, dashuri të madhe të bashkë lojtarëve dhe me adhurim të fansave të klubit. Personalisht të dëshiroj vazhdueshmëri të njëjtë drejt caqeve të cilat i ke para vetes dhe të mbesësh po ky i njëjti Azem i cili është në mesin tonë prej 2011. Mburrem me ty, por besoj se po të njëjtën mburrje e ka edhe mbarë Kosova.”/DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT