Avokati i Popullit heton policinë për trajtimin e studentëve që gjuajtën Ramën me ve

Avokati i Popullit ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet për dhunimin e studentëve të shoqëruar nga policia pas incidentit kur u godit me vezë automjeti i kryeministrit Edi Rama.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Avokati i Popullit thekson se fillimisht, komisionerët e këtij institucioni u penguan të hyjnë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë.

“Pas qëndrimit tonë, të bërë publik edhe në media, në ambientet e Drejtorisë së Policisë u lejua të hyjë vetëm njëra nga ekspertet e Avokatit të Popullit. Për këtë arsye institucioni ynë ka nisur një tjetër hetim për të zbuluar personat dhe shkaqet e ndalimit të ekspertëve të Avokatit të Popullit për të kryer detyrën e tyre kushtetuese, atë të verifikimit nëse ndaj studentëve është ushtruar dhunë ose jo”-thuhet midis të tjerash në deklaratën e Avokatit të Popullit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT