Avioni rrëzohet mbi një shtëpi, ndër të vrarët edhe fëmijë (VIDEO)

Tre udhëtarë të një avioni të vogël kanë vdekur pas rrëzimit mbi në shtëpi në Planeville, afërt Bostonit, në SHBA, njofton AP.

Policia e shtetit Massachusetts ka kumtuar se në mesin e të vdekurve janë dy të rritur dhe një i mitur, udhëtarë në avion.

Avioni u rrëzua mbi shtëpinë dykatëshe.

Familja katër anëtarëshe që jetonte në shtëpi ia doli të shpëtojë pas shpërthimit të zjarrit, transmeton Koha.net.

Një nga anëtarët, Mike Brown tha se kishte qenë në oborr duke pjekur në zgarë kur e kishte parë avionin duke rënë, të cilit, sipas tij, i kishte shpërthyer motori.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT