Avionët rusë sulmojnë një spital në Haleb, 30 të vdekur

Nga sulmi i avionëve luftarak rusë, në një spital fushor në qarkun Sukeri të Halebit që është nën kontrollin e opozitarëve, sipas informacioneve të para kanë humbur jetën 30 persona, ndër të cilët gjenden edhe punonjësit e shëndetësisë, ndërsa janë plagosur 62 tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i mbrojtjes civile në Haleb, Ibrahim Hac Ibrahim në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së ka konfirmuar këtë sulm si dhe numrin e viktimave.

Ibrahim theksoi se mes të vdekurve dhe të plagosurve gjenden një numër i madh i grave, fëmijëve dhe punonjësve të shëndetësisë dhe se janë të shqetësuar se mund të rritet numri i të vdekurve. Ai ka shtuar se ekipet e mbrojtjes civile mundohen të arrijnë tek njerëzit të cilët kanë mbetur nën rrënojat e spitalit të rrëzuar nga bombardimi i avionëve rusë.

Rusia në Siri kishte nisur fushatën e sulmeve ajrore më 30 shtator 2015, ndërsa më 14 mars kishte njoftuar vendimin për reduktim të forcave. Gjatë armëpushimit të përkohshëm dhe të pjesshëm që kishte hyrë në fuqi më 27 shkurt nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Rusia kishte përfunduar sulmet ajrore në një mënyrë të konsiderueshme. Por Mali Turkmen, Idlib, Homs dhe Haleb kohë pas kohe gjatë armëpushimit ishin nën shënjestër të avionëve rusë.

/Shembulli/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT