Avdullah Hoti përkrah protestën në Mushtisht, kërkon të jetë paqësore

Një ministër në Qeverinë e Isa Mustafës po e përkrah protestën e sotme në Mushtisht të Suharekës. Mirëpo, ai ka kërkuar nga protestuesit të jenë paqësor.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se krimet që janë kryer ndaj shqiptarëve duhet të zbardhen derisa ka kërkuar protestë paqësore për t’u dalluar prej kryerësve të krimeve që kanë ndodhur në kohën e luftës.

“Në Mushtisht me të drejtë protestohet, por protesta duhet të jetë paqësore. Një protestë paqësore u dërgon mesazh të qartë miqve të Kosovës së pavarur se krimet sa më parë duhet të zbardhen, kryesit e krimeve të dënohen dhe të ketë kërkim falje. Një protestë paqësore na ngrit neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT