Avdiu: Futbolli i Kosovës do të jetë pjesë integrale e futbollit botërorë

Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka uruar të gjithë sportdashësitë për pranimin e Kosovës në FIFA.

Ky është statusi i Avdiut në Facebook:

Pranimi i Republikës së Kosovës në FIFA, ishte lajm që e pritnim nga 3 Maji. Pasi UEFA-s, natyrshëm erdhi edhe FIFA. Urime për të gjithë ata që i kontribuan këtij momenti. Meritorë janë të gjithë sportistët, punëtorët sportiv e veçënarisht FFK-ja e prirë nga Kryetari Fadil Vokrri.
Urime të gjithëve!
Futbolli i Kosovës do të jetë pjesë integrale e futbollit botërorë.
Futbollistëve të shtetit tonë u dëshiroj shumë suksese në arenën ndërkombëtare.
Forca Kosova….

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT