Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë pas një aksidenti me një kamion në Gjermauni, njofton gazeta Frankenpost.
Frankenpost nuk e ka zbuluar burimin e informacionit ndërsa policia nuk i është përgjigjur pyetjes së Reuters në lidhje me këtë aksident. Një zëdhënës policor ka thënë për transmetuesin n-tv se 17 persona janë zhdukur dhe pritet se disa persona do të vdesin, transmeton Express.
Tridhjetë e një persona u lënduan, disa seriozisht, ka thënë policia gjermane në Twitter. Policia ka thënë se 48 persona ndodheshin në autobus në kohën e aksidentit./Express/
- Advertisement -