Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë pas rrëzimit të një autobusi në humnerë, në një zonë malore në Indi.
Aksidenti ka ndodhur në rajonin e Himalajave në Kashmir. Shkak i rrëzimit të autobusit në greminë është ka qenë humbja e kontrollit nga ana e shoferit teksa do të merrte një kthesë.
25 persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar menjëherë drejt spitaleve për shkak të plagëve të rënda.
Rajoni i Kashmirit është i ndarë mes Indisë dhe Pakistanit, megjithëse të dy vendet kanë pretendime territoriale ndaj tërë rajonit.
- Advertisement -