Austria ndihmon HANDIKOS-in, Kryqin e Kuq dhe Spitalin Regjional në Gjilan

Në Komunën e Gjilanit sot ka ardhur kontingjenti i ndihmave për shoqatën e HANDIKOS-it, Kryqin e Kuq dhe Spitalin Regjional, që është në pajisje të ndryshme për personat me aftësi të kufizuara, për pacientët dhe për veshmbathje, që është vlerësuar me një rëndësi të veçantë dhe mbështetje për këtë kategori të shoqërisë dhe për pacientët në përgjithësi.
Me këtë rast U.D. i Drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Muhamet Kastrati, në emër të kryetarit të Komunës, Lutfi Hazirit, ka falënderuar të gjithë, duke thënë se mbështetja e popullit Austriak dhe e bashkatdhetarëve tanë në diasporë është përherë aktive dhe kjo dëshmon një lidhje emocionale dhe shpirtërore që ata kanë me vendin e tyre, njofton kumtesa komunale .
Abdylatif Latifi, drejtor në Spitalin Regjional të Gjilanit ka thënë se kjo është një ndihmesë solide, por që do të hyj jashtëzakonisht shumë në punën e spitalit gjatë trajtimit të pacientëve të cilët drejtohen në këtë institucion shëndetësor.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT