Atmosferë festive në Palestrën e Sportit në Drenas

Dita e çlirimit të Drenasit vetëm se ka filluar të festohet në qytetet.

Dekorimi i qytetit është bërë ditë më parë, me flamuj kombëtar dhe të shteti të Kosovës në çdo cep të Drenasit.

Finalja e turnirit më të madh në Kosovës, “Rasim Kicina” pritet të filloj nga çasti në çast.
Para fillimit të lojës ka mbizotëruar një atmosferë festive e cila ka argëtuar mijëra të pranishëm të cilët kanë shkuar të shikojnë finale e turnirit “Rasim Kicina”. Argëtimi i të pranishmëve është bërë nga një grup të rinjsh me valle dhe veshje kombëtare.

Ashtu si viteve të kaluara, komuna e Drenasit para finales luan një lojë futbolli kundër një ekipi institucional. Vitin e kaluar Komuna e Drenasit luajti kundër Policisë së Kosovës, ndërsa tani është duke luajtur kundër ministrisë së FSK-së.

Pas përfundimit të kësaj loje prite të filloj edhe finalja në mes të KF Feniksit dhe Dona Term. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT