Atentat në superstradën Lezhë-Tiranë, plagoset 35-vjeçari

Një atentat me armë zjarri është verifikuar pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Rotonda” dhe ku pre e plumbave ka rënë shtetasi me inicialet T.K, banues në Shkodër.

Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shoqërimin e tij në spitalin e Lezhës, ndërsa janë ngritur edhe postoblloqe për kapjen e autorëve.

Në kuadër të hetimeve të deritanishme për dokumentimin e ngjarjes është bërë shoqërimi i disa personave për t’u marrë në pyetje, shtojnë burimet.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT