Atëherë kur Gjilani e strehonte Drenicën

Viti 1998 për shqiptarët e Kosovës ishte viti më i lavdishëm, vit i krenarisë dhe i rezistencës së armatosur në mbrojtjen e pragut të shtëpisë e në mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Ky vit ishte edhe më i përgjakshmi, më i vështiri e më i rëndi për shumë familje, të cilat nën zjarrin e luftës kishin qenë të detyruara të lëshojnë shtëpitë e tyre. Vatër e këtyre luftimeve ishte Drenica.

Kurse Gjilani, që kishte ndërmarrë shumë aksione për të ndihmuar luftëtarët e lirisë, kishte formuar edhe Komisionin për Çështje të Emigracionit dhe të Refugjatëve.

Musa Qerimi, që atëkohë ishte ndihmës i kryeshefit të Logjistikës për strehim dhe sigurim të të zhvendosurve nga zonat e luftës, thekson se shumë familje ishin të detyruara të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në fshatrat dhe qytetet që ishin më pak të rrezikuara. /Zëri/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT