Shkruan: Eugen SHEHU
Brez pas Brezi Amanet e kemi !
Kënga e lashtë ka ngelë e pashuar,buzët e hapura e lanë kalimin e saj,as pragu i frikës s’mundi me e përkufizua zërin e zemrave, atë zë të Historisë.
Historia,që ecën s’bashku me Ilirët,që përjetoi fluturimin e shigjetave nga të dy anët e Adriatikut,ajo,ul kokën para pronarëve të parë të Gadishullit,përshëndet të parin Zotri, të parin Luftëtar,të parët ILIRËT,valët e Adriatikut janë valët e jetës,“Është Atdheu Ynë“ është thirrja e burrave të racës Arbënore. Aty ku guximi pagëzohet me gjak,është tokë e përgjakur,që thith në gjirin e vet rojtarët e Lirisë,aty ku varet bëhen themel i mermertë,që mbi te ngritet monumenti i Flijimit,dhe rreth saj endet një këngë e pa kënduar, ajo këngë që ushton e këndohet vetëm nën Dhe. Ajo që hyn në thellësitë e dheut, nuk harrohet, nuk humbet, përkundrazi ajo ruhet, zbërthehet dhe përcillet në breza radhazi, Nëna Ilire s’i lejon pinjollët rob në tokë të vet,por ajo i shtron të lirë në var të vet.
Trimat e Trimëreshat dalin nga mjegullat e kohës dhe bëhen titanët e tokës së vet, asaj toke gjithmonë të lashtë e të njomë. Të njomë me gjak të kuq si flaka e lirisë së kërkuar nëpër shekujt e rrëmbyeshëm me një vrull të pamëshirshëm të Historisë ku shpatat e thikat presin koka, por kurrë si rrëzojnë burrat, dhe kurrë burrëria ilire flente nën dhe, u bë zjarr që i djegtë ata të cilët marshonin mbi te, e kur jetonte mbi Dhe dëshmoi vehten.Vargjet e maleve, zotërues mbi fushat e përgjakura,janë foletë e vjetra dhe të rejat. Ata ruajnë me kujdes Amanetin e të flijuarve, meqë janë shkëmbit fortesa që mbrojnë një flamur, janë burrat shkëmbinj që herrë thirren Pirro e herë Lekë,janë burrat që me vepra të lavdishme thurën epopenë e Gadishullit Ilirik.
Varri e Mali janë në Tokën tonë dy fole,andaj sa më shumë varre nën dhe aq më shumë fole mbi tokë.
Barbarët e etshëm zaptuan dikur vendin e Perandorisë,janë ardhacakët e rinj që marshojnë këmbë zbathur e të rreckosur, thirren sllavë,bullgarë,normanë,hunë,avarë,gotë etj. Por krahët e lodhur të luftëtarëve të lirisë që kanë ngelur,presin grabitqarët tek Kufiri i Ilirisë.Vrulli i pushtuesve të furishëm zapton fushat e luginat. Rojtarët e maleve vështrojnë prej së largu,nuk i frikojnë as Simeonat e as Dushanat, ata përkundin djepat e ardhmërisë dhe risin trimat e Lirisë ,dhe një ditë papritmas ngritët një SHQIPËRI e ringjallur, nga kthetrat e pushtuesve. Dhe përsëritet kënga e ringjalljes „Është Toka e Jonë“. Perandori lindin por dhe shemben,bien nën shpatat e ardhacakëve, mbretëritë e mëdhaja dhe të vogla, të vjetra e të reja, trishtimi lëngon zemrat, qanë dhe djepi nga frika, se i nxihet fati.
Si në legjendat e vjetra, ku shpresohet në ardhjen e heroit që të vëje këmbën mbi frikë, guximin në zemër, shpatën në dorë, shpresën në sy, që del nga shtrati i robërisë; Amblema. Mijëra luftëtarë lirie nga toka e përgjakur,tubohen rreth një Flamuri të shekujve, shpëtim i racës së robëruar, Shpresa e Racës sonë të pastër, luftëtari i tmerrshëm që qëndron trimërisht në Ballë të Kombit, veshur me fuqinë e padukshme që ta dhuron Zoti i Madhërueshëm simbolizoi përsëri ngritjen e Ilirisë, Rrufeja e shekullit emrohet NACIONALIZMI.
Nxjerr kryet një ditë e zezë dhe toka ILIRËVE përsëri bëhet një varr i gjallë, thirret në emrin e luftëtarit të madh për Kombin e vet për Atdheun e vet. Në këtë varr mbyllet historia e sa shekujve, aty ku pushon luftëtari, aty pushon Liria dhe Qëndresa e pathyeshme. Dhe sa herë plumbat e armikut të përbetuar kërkojnë copëtimin e trojeve të shqiptarisë, hapet një varr, që thith një periudhë të historisë, duke mbyllur në brendësinë e vet me zili një Flamur të përgjakur me një shqipe të plagosur. Pushtuesi i pamëshirshëm me tërbim i vërsulet kështjellave dhe foleve,por varrin s’guxon ta prekë. Mrekullia e burrërisë Shqiptare, fuqia e mbinatyrshme e mbrojtësve për lirinë e atdheut të vet të përgjakur, mbyllet në atë varr të errët,por që ngel një vullkan një kështjellë e pakalueshme.
Dhe e kështjella e fundit e Gadishulli bie në duart të Barbarëve Sllavo-Grek të forcuar dhe nga tullarët e borgjezisë Europiane ata pastaj thirrën “Kush do t’na pengojë që ta fusim në dorë Shqipërinë?, kur, ne ia premë gjymtyrët, Faleminderit o Perëndi“, thane, duke qenë dhe kundra Perëndisë. Harruan pushtuesit që të pushtosh një vend duhen thyer dhe krahët e luftëtarëve të lirisë, duhet shuajtur foletë e tyre, meqë prangat nuk mjaftojnë të lidhësh urtësinë dhe bujarinë port ë provosh trimërinë e burrave, Malet e Varret ngelin kujtimet e pashuar që flasin çdo ditë dhe nxjerrin flakë të vjetra e të reja. Shqiptarët mund të ndërrojnë emër,por s’nderojnë zemër,dhe sikur çdo pjesë e të robëruarit të bie në duart e pushtuesit, është një shkëndi e vogël që qëndron e pashuar aty ku s’mbërinë dot forca e armikut.
Prej Carëve e Kralëve e të tjerë bolshevik të mëdhenj e të vegjël,menduan se Shqiptari tashmë u shit, u lidh në pranga, u verbërua,por pushtuesit harruan se në brendinë e tyre fle Shqiptari. Mjaftuan tre AMBLEMA, që zgjoi luftëtarin e heshtur të lirisë, ku përsëri ndizet kënga e Luftës, ajo kënga e Lirisë. Meqë ajo shkëndia e vogël e ruajtur me kujdes në thellësinë e zemrës shpërtheu jashtë, prej Kosove, Luginë Preshevës e Iliridë europë e përtej atlantikut që ushtoi zëri i kushtrimit, ku postet, pasuria, feja, nuk mjaftojnë që ta bëjnë shqiptarin të huaj në tokë të vet, dhe gjaku s’bëhet ujë.
Rreth tryezave mblidhen tregtarët-gjyqtarë duke luajtur hazardin politik e diplomatik. Pas dyerve, me zemër të thyer, Shqiptari pret vendimin. Toka që u qëndroi më së shumti invadimeve të pushtuesve, ajo tokë që errësinë e robërisë e lau dhe stërkuqi me gjak të kulluar, fati nxirrej në ankand, Shqipëria e shekujve të trimërisë u bë sofër për „këlyshët e rusisë“.Shqiptari hedh sytë krahëve të vet të lodhur nga epopejat e shekujve, rrok pushkën e gjyshërve me u vënë në mbrojtje të „amanetit“ të të parëve . Luftëtari shkon tek Lidhja e Prizrenit ndjen zërin e Tokës që vajton e kërkon ndihmë,dhe ajo mbledh në gjirin e vet, zgjimin, vëllazërimin,vullnetin e Lirisë,dhe të drejtën e trashëgimit, aty emri Shqipëri dhe fjala Liri,hap sytë, zgjidh zemrat, dhe Shqiptari, si bartës i trimërisë me plagët e robërisë mbi supe lëshon kushtrimin „Pa gjak Toka Jonë nuk lëshohet“.
Fryhen ardhacakët sllavë me ndihmë e tokë të huaj, marshojnë ushtritë pushtuese pas një „fitoreje“ të turpshme mbi kufomat e të pamundësive ,,zjarr e rrafshime të kështjellave të pamposhtura, por kurrë pushtuesi s’mundi të depërtoi në kështjellat e pa njohura për te, tek zemra dhe shpirti liri dhe atdhedashës i shqiptarit. Dhe nga këto zemra të pamposhtura e të pastra, do të mbijë një ditë zëri i Lirisë. ,Malet kreshnike, kurorat lavdie,, një ditë prapë do të lëshojnë kushtrimin, dhe pas sa shekujsh robërie,trimëria e mbuluar pas sa kohësh me qefin,do të mishërohet nëpër shkëmbit e përgjakur,do të dali nga vari i Tokës ajo flaka e trimërisë së Shqiptarit. Andaj në gojën e luftëtarit gdhenden shkëmbit mijëvjeçar parimet morale të shqiptarit, në ato shkëmbi ku rendohen të gurëzuar besnikët e tokës sonë.
Sikur s’mjaftonte zija e shekujve, andaj një ditë pushtuesit e trojeve shqiptare do ti shpërblejë dhe diplomacia sharlatanë e Evropës së hutuar nga kolonitë e humbura, meqë në politikë shpërblimi dhe copëtimi janë vëllezër për gjyqtarët që përbuzin popujt e vegjël dhe shesin drejtësinë me nënshkrim letra dhe cakërrim gotash. Kështu shqiptarit në Besë me ta harroi që krahët i shkurtohen dhe një herë. Mbi arenën e gadishullit, Evropa dhe një herë duartrokit ngadhënjimin dhe të një mashtrimi, nga tre marrëveshje për të cilat tashmë s’qan mendjen, fati mbrapshtë i shqiptarit pret epilogun e një robërie të re, Kosova, Ilirida, Lugina e Preshevës, Çamëria, Plava e Gucia, definohen si tokë e të pa zot, andaj dhe pyet tregtari i kombeve“Kush janë Shqiptarët ne jemi ?“ dhe Shqiptari i prerë në Besë dhe i „ tepruar“ në fatkeqësitë e saja me ardhmërinë e djepeve që përkunden, do ti përgjigjet nga foleja e tij me krismën e pushkës së varur,për hir të paqes. Është gjuha e amaneteve do tu themi na thirri Liria që se duron dot robërinë.
Epopeja e Atdheut tonë përfshin faqet e historisë së shekujve, e ka folenë në shkëmbit-kështjella, që gjatë shekujve një grusht dheu të tokës sonë, kushtoi një grusht gjak, andaj dhe gjeografia e shqiptarit i ka kufijtë e tërhequr me gjak. Përderisa Nacionalizmi Shqiptar frymon Liria dhe Bashkimi janë vëlla e motër që do të ecin së bashku për sa kohë do të ekzistojë raca e Shqiptarit.
Bern-Zvicër
- Advertisement -