Atdhe Xharavina ka munguar në “Përputhen” së fundmi.

Në edicionin e fundit është vënë re mungesa e konkurrentit kosovar, Atdhe Xharavina, shkruan lajmi.net.

Për këtë arsye, shumë persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale për të mësuar çfarë i ka ndodhur dhe pse u largua nga “Përputhen”.

Atdheu përmes një shkrimi në Instastory ka treguar se ka pasur probleme me shëndetin (mesa duket edhe me ndjenjat) teksa premtoi se do të rikthehet sapo të bëhet më mirë.

“Të dashur miq! Faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha.” shkroi konkurrenti në InstaStory.

Pavarësisht faktit se ai mungoi në emision, Atdheu vazhdoi flirtimin e tij me Melisën nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një fotografi të publikuar nga Melisa, Atdheu i komentoi asaj duke e quajtur engjëll atë.

“Sa të shkojnë ato krahët e ëngjullit mbrapa”, i tha Atdheu.

“Ke lënë një vend bosh, do vish apo si e ke hallin”- ia kthen Melisa.

“Pse mendove që shpëton kaq lehtë ti?”- i është përgjigjur Atdheu me humor.

“Nuk thashë unë që dua të shpëtoj nga gjë”- ka përfunduar Melisa.