Asus ZenWatch 2 prezantohet së shpejti!

Drejtori general i ASUS, Jerry Shen ka thënë se gjenerata e dytë e orës së mençur të kompanisë, ZenWatch do të zbulohet muajin e ardhshëm në Computex, ndërsa shitja e saj do të fillojë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Shen tha se deklarata e tij në fillim të këtij muaji – ku ekzekutivi i Asus kishte thënë se ZenWatch 2 nuk do të jetë gati deri në vitin 2016 – ishte një “keqkuptim”.

ZenWatch 2 pritet të zgjasë deri në katër ditë në një mbushje të vetme, e cila është pothuajse dyfishi i kohës së ofruar në variantin e gjeneratës së parë.

Ndërsa, Computex është pak më shumë se dy javë larg nga hapja si ngjarje, pritjet janë që pamjet e reja dhe specifikat që do ti sjell ora e re e Asus do të bëhen publike.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT