Astrit Haraqija: Unë jam Hashim Thaçi

Ish-ministri nga LDK dhe njeri i afërt me ish-presidentin Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija, përmes një shkrimi në Facebook ka dalë në mbrojtje të presidentit, Hashim Thaçi, të cilit i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Haraiqja në statusin e tij ka bërë shumë gabime drejtshkrimore, por kuptohet që ka thënë se e mbështet Thaçin pasi shkruan se “unë si shqiptar jam Hashim Thaçi”, shkruan Reporteri.net.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i Haraqisë:

Sinqerishtë skam dashtë mu marrē me folklor si njē pjesë,njeriun që ka luftu zoti Thaqi mese shumēti ka qenë Presidenti Rugova pas tijē ska tjeter pērveq meje deri 2006 kuptohet politikishtë ,por kete moment une si shqiptarë jam Hashim Thaqi , a ka bo a ska bo jam i sigurt që se keni provu lekurë si une , por bollë bre nuk është ferr ketë kohē mi ra, I madhi falē , i madhi leshonë rrugē, kujë bre po ja bojim qefin për inate personale, ARMIKUT. Hera parë pas 2000 vjete jemi shtet…..

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com