Astrit Haraqija i kthehet LDK-së, e mundi nënkryetaren Sahatqija

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe nënkryetare e LDK-së, Teuta Sahatqija, nuk ka mundur të zgjidhet delegate për Kuvendin Zgjedhor të partisë. Ajo është mundur nga Astrit Haraqija, i cili i është kthyer partisë, ku e kishte filluar karrierën.

Haraqija në zgjedhjet e nëndegës së shtatë në Gjakovë, kishte marrë 83 vota, ndërsa deputetja Sahatqija, vetëm 33 vota, të cilat nuk i kanë mjaftuar që të zgjidhet delegate për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Megjithatë, anëtarë të LDK-së në Gjakovë kanë ngritur dyshimet për manipulime në këtë nëndegë, edhe pse kryetari i sapozgjedhur i kësaj nëndege Bekim Bytyqi e mohon këtë.

Ndërsa, në anën tjetër, kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola, në një prononcim për televizionin Klan Kosova, ka thënë se ka dyshime për manipulime të votave.

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për zgjedhjet në nëndegën më të madhe të LDK-së në Gjakovë, atë të 7-ten ose siç njihet ndryshe dega e Bllokut të Ri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT