Astrit Gashi tregon për mënyrën se si PDK e kishte plaçkitur PTK’në

Gazetari dhe analisti, Astrit Gashi, e ka komentuar gjendjen që po kalon aktualisht Posta dhe Telekomi i Kosovës. Ai në një status në Facebook ka bërë me dije se në këtë gjendje këtë aset shtetëror e ka sjell Partia Demokratike e Kosovës. “Shtrohet pyetja kush e përpiu PTK’në? Nuk ka asnjë dyshim që ngrënësi kryesor është PDK, individët dhe grupet e interesit të saj”, ka thënë Gashi.

Ky është statusi i plotë i tij:

PTK mund te mos jete buze falimentimit, sepse borxhi real nuk eshte 65 por 5 milion, por edhe gjendja ne te cilen eshte sjelle tregon se ajo eshte ngrene jo kokrra- kokrra, por me kusi.

Shtrohet pyetja kush e perpiu PTK’ne? Nuk ka asnje dyshim qe ngrenesi kryesor eshte PDK, individet dhe grupet e interesit te saj. PDK me miq i ka zgjedhur te gjithe drejtoret ne te pakten 10 vitet e fundit. Ne keto vitet u nenshkrua Z Mobile edhe u shperlane disa milion ne Shqiperi ne emer te nje licence dhe krijimit te nje operatori fiktiv si dhe u punesuan se paku 1 mije persona.

E dyta eshte LDK e cila ne 10 vitet e fundit i ka bashke zgjedhur dy borde drejtuese dhe te pakten dy drejtor. Ne kohen e bashkeqeverisjes me PDK u nenshkruan edhe ato dy kontrata si dhe u bene ato punesime. Nese asgje tjeter LDK ka pasur hise te ndare ne ato 1 mije e kusur punesime te viteve te para si dhe ne kontrata te tjera dhe ne nje privatizim te deshtuar. Cka eshte me e keqja ne asnje rast ne 10 vitet e fundit, ndonese e shihnin demolimin me sy, i mbyllen jo vetem syte por edhe veshet. Nese Agron Mustafa qenka fajtori kryesor per demtimin e PTK atehere LDK nuk ka sot se ku te ankohet- Bordi dhe ai jane zgjedhur si pjese e marreveshjes per ndarje pozitash ne qeverine e kaluar.

Njejte kishte ndodhur edhe ne vitin 2007, kur keto dy parti bashkeqeverisnin- dhe kur edhe filloi teposhteza e PTK.

Andaj nese duhet gjetur fajtoret politik per situaten ku eshe sot PTK ndarja do te ishte: 60% PDK, 30% LDK dhe 10% nje pjese e shoqerise dhe individeve ne media qe shijuan perfitime nga ky shkaterrim dhe e arsyetonin ate per dite.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT